Arben Zeqiri mohon akuzat se i bëri presion gjyqtarëve: Kjo është shumë e ulët

Delegati dhe njëkohësisht analisti, Arben Zeqiri ka mohuar akuzat se bëri presion te gjyqtarët për ta ndihmuar Dritën ta fitojë ndeshjen e kadetëve ndaj Ulpianës.

Komisioni Disiplinor ditën e mërkurë pezulloi Zeqiri me pretendimet se u ka bërë presion gjyqtarëve që ta ndihmojnë Dritën, pasi “i nevojiten pikët”.

Mirëpo, i kontaktuar nga Gazeta Nacionale, Zeqiri ka deklaruar se një gjë e tillë nuk qëndron. Ai thotë se ka kritikuar gjyqtarin në praninë e dy skuadrave pasi nuk e kishte akorduar një penallti.

Ajo nuk qëndron. Kam qenë delegat në atë ndeshje dhe është e vërtetë që gjyqtari ka bërë disa gabime, shembull nuk e ka akorduar një penallti. Këtë gjë ia thashë në prani të dy skuadrave. Mundeni me e pa raportin dhe aty shihet se asnjëra skaudër nuk ka pasur ndonjë ankesë, as unë nuk kam pasur ankesë. Notën nuk e kam vlerësuar sepse aty i takon gjyqtarit”.

Në raportimin e Komisionit Disiplinor shkruhej që Zeqiri i kishte thënë gjyqtarit kryesor “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”, mirëpo analisti e mohoi.

Nuk e kam thënë aspak atë fjali. Kjo është vërtetë gjë e ulët”.

Përndryshe, kjo ishte komunikata e plot e Komisionit Disiplinor:

Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët. Ai gjatë tërë takimin dhe në mesloje ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegati Arben Zeqiri” si dhe nga treshja e gjyqtarëve. Afati datë: 18.04.2023 ora 13:00 Delegati Arben Zeqiri, pezullohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës”.

Gjilani pa Calen në dy sfidat e ardhshme

Cluj e pranon që se ka kryer pagesën për Ermal Krasniqin, por akuzon Ballkanin për një gjë