Arb Manaj starton në ndeshjen e parë me Ankaran, mbi supe do të ketë numrin e preferuar

Reprezentuesi i Kosovës U21 dhe ish-futbollisti i Trepçës ’89, Arb Manaj pritet të debutojë sot (e shtunë) me ekipin e tij, Ankara Keçiorengucu, përcjellë Gazeta Olle.

Futbollisti nga Klina është vendosur në formacionin startues të trajnerit Ilker Puren për sfidën e kësaj xhiro përballë Umraniyesporit, ndeshje kjo që starton nga ora 13:30.

Lojtari tjetër nga Kosova, Ilir Mustafa nuk është ftuar fare për këtë takim. Kurse në anën tjetër Edon Hasani vazhdon të mbetet në fazën rehabilituese nga lëndimi që e pësoi javë më parë.

Manaj u transferua në ditët e fundit të afatit kalimtar te ekipi turk, i cili bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.

Image