Arb Manaj i jashtëzakonshëm, shënon dy gola në pjesën e parë

Ankara Keçiörengücü po fiton 3-0 qysh në pjesën e parë të takimit kundër Akhisar.

Dy gola në këtë ndeshje i ka realizuar futbollisti kosovar i transferuar aty nga Trepça ’89, Arb Manaj, raporton GazetaOlle.

Manaj realizoi në minutat 18′ dhe 33′, teksa i krijoi avantazh 2-0 skuadrës së tij.

Në fund të pjesës së parë erdhi dhe një gol nga Ekinci që vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, Ankara 3-0 Akhisar./GazetaOlle/