Arb Manaj fantastik, shënon dy gola ndaj Bursasporit

Sulmuesi kosovar, Arb Manaj është duke vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në Turqi.

Së fundmi, Manaj ka realizuar dy gola për Balikesirsporin në takimin që po zhvillohet kundër Bursasporti, në kuadër të javës së 22-të në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Fillimisht pas 35 minutave, Manaj zhbllokoi rezultatin e takimit duke ia dhënë epërsinë vendasve.

Ai nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 61-të regjistroi golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën e tij.  /Gazeta Olle/