Ish-mbrojtësi i Dritës, Jamal Arago ka hequr dorë nga shtetësia ganeze për ta reprezentuar shtetin e Liberisë në kualifikimet për kampionatin e Botërorit 2022.
Tani lojtari i Sabail FK në Azerbejxhan, në mbrojtje të Liberisë do të rreshtohet me Prince Balden, lojtar që e zëvendësoi atë tek Drita.
28-vjeçari për mediat ganeze ka sqaruar edhe situatën, derisa ka mohuar se ka marrë vendimin për mos-ftesës nga Gana por që prejardhja e tij është nga Liberia.
‘Nuk e kam marrë këtë vendim për shkak se Gana nuk më ka ftuar, besoj ne aftësitë që kam e po ashtu kisha disa arsye personale. Gjyshërit e mi vijnë nga Liberia, andaj mendoj se kjo ishte gjëja e duhur për karrierën time’, tha Arago.
Ndeshja e ardhshme e Liberisë është ajo kundër Nigerisë në rrethin e dytë kualifikues të Botërorit 2022.
Arago të skuadra Sabil FK është transferuar nga Drita, derisa me parë ka luajtur edhe për Gjilanin e Prishtinën.