Arabia Saudite do të organizoj Botërorin 2034 në temperaturën 50 gradë

Ministri i Sportit i Arabisë Saudite, Princi Abdulaziz bin Turki Al Faisal po mendon opsionin për të organizuar Botërorin 2034 në temperatura të larta.

Ai shpjegoi se kandidatura e vendit të tij për të organizuar Kupën e Botës 2034 funksionon në dy variante, siç ndodhi me Katarin: zhvillimi e tij në dimër ose mbajtja e tij në verë, edhe pse në frigorifer për shkak të temperaturave të larta gati 50 gradë që shënohen në atë periudhë të vitit.

“Nuk e di, të jem i sinqertë. Ne patjetër po studiojmë të dyja opsionet për të parë se cili është më i miri për Kupën e Botës. Shpresoj ta zbulojmë.

Ne do të punojmë që të sigurohemi që të jetë Kupa e Botës më e mirë e mbajtur ndonjëherë. Pse të mos shihni mundësinë për ta organizuar në verë? Nuk na intereson nëse është verë apo dimër, për sa kohë ofrojmë atmosferën e duhur për të organizuar një event të këtij lloji”, komentoi ai në një deklaratë për BBC.

Arabia Saudite është e vetmja ofertë, për momentin, për Kupën e Botës 2034 dhe për këtë arsye supozohet se turneu do të mbahet atje.

FIFA po bën një lloj rotacioni, pasi në vitin 2030 do të zhvillohet në Amerikë, Evropë dhe Afrikë. Kjo do të thotë se vetëm federatat aziatike dhe oqeanike kishin të drejtë të konkurronin për edicionin e vitit 2034.

Sapo u mor vesh interesi dhe duke pasur parasysh edhe temperaturat shumë të larta të verës, u hodh në tavolinë problemi i kalendarit, pasi e logjikshme është kalimi në dimër siç ndodhi me Katarin. Kjo paraqet një pengesë për ligat kryesore, të cilat duhet të ndalen në mes të sezonit.

Opsioni tjetër është përdorimi i të gjitha sistemeve të mundshme të ftohjes në mënyrë që Botërori të zhvillohet në verë, por me kondicioner në stadiume.

Shqetësimi i madh nuk është te ftohja e fushave dhe tribunave të tyre, por temperaturat në rrugë, sheshe, fusha stërvitore, vende tranziti… Një shqetësim që Arabia, thotë dhe beson se mund ta zgjidhë. /Gazeta Olle/

Lajm i mirë për Romën, Kumbulla kthehet në stërvitje

Talenti kosovar dhuron spektakël dhe shënon pesë gola në Çeki