Plane të jashtëzakonshme për Milanin nga pronari i Louis Vuitton

Ardhja e Zlatan Ibrahimoviç nuk pritet të jetë ndryshimi i vetëm te Milani për vitin e ardhshëm.

Ashtu siç është raportuar më herët, pronari i firmës Louis Vuitton dhe që është një nga më të pasurit në botë, kërkon që të blejë kuqezinjtë.

Planet e tij janë të çmendura, aqsa u përfol se do të kërkonte marrjen e një prej trajnerëve si Klop ose Guardiola, por edhe një mes yjeve Mbape-Mesi.

“La Reppubblica” zbulon edhe shifrën që i është ofruar Elliott, nga miliarderi francez Bernard Arnault.

Ky i fundit vjen me një ofertë prej 975 milionë eurosh, që në kushtet aktuale, mund të pranohet për të ndryshuar pronësinë e klubit.