Anulohet ndeshja me Malin e Zi, kjo është arsyeja

 

Është anuluar miqësorja me Malin e Zi që është dashur të zhvillohet sonte nga ora 17.00 në Podgoricë.

Kombëtarja jonë E hendbollit ka udhëtuar të shtunën për në Podgoricë dhe ishte e gatshme për ndeshje.

Por te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me koronavirus dhe për këtë arsye është vendosur të anulohet takimi.

Vendimi u mor për të ruajtur shëndetin e lojtarëve, përkatësisht për të shmangur kontaktin me lojtarët tjerë të Malit të Zi, që mund të jenë bartës të virusit.

Kombëtarja e Kosovës kthehet sot në Prishtinë dhe nesër vazhdohet me stërvitje për ndeshjet kualifikuese të janarit.

Nuk e fut veten në listë, Ronaldo “Fenomeni”: Ja katër lojtarët më të mirë të historisë

U largua pak ditë me parë nga Prishtina, Sabien Lilaj në janar nënshkruan me këtë skuadër