Anulohet miqësorja në mes të Ferizajt dhe Vushtrrisë, kjo është arsyeja

Përmes një postimi nga faqja zyrtare e klubit, Ferizaj ka njoftuar se nuk do të zhvillohet miqësorja ndaj Vushtrrisë.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet të shtunën, nga ora 17:30 në stadiumin e qytetit prapa sallës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, shkruan Gazeta Olle.

Mirëpo, për shkak se skuadra e Vushtrrisë do të vaksinohet, kjo miqësore është anuluar.

Të dy skuadrat kanë qenë mjaft aktive gjatë afatit kalimtar veror, ku përveç ndryshimeve në kryesi, kanë transferuar edhe shumë futbollistë.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Prishtina e blindon trajnerin, Zekirija Ramadani vazhdon kontratën edhe për dy vite

Zyrtare: Laurit Behluli transferohet te skuadra e Ligës së Parë