Anulimi i kampionatit i jep super-lajm skuadrës së Vushtrrisë

Liga e Parë e Kosovës në futboll, por edhe të gjithë ligat tjera përcjellëse janë anuluar me vendim të fundit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së në mbledhjen e mbajtur dje.

Ky vendim ka gëzuar jashtëzakonisht shumë skuadrën e Vushtrrisë U-19, shkruan Gazeta OLLE.

Kjo skuadër ka fituar të drejtën për inkuadrim në Superligë si lidere e Ligës së Parë.

Vushtrria kishte katër pikë më shumë se përcjellësi i dytë, Drita, në këtë garë.

Kështu, kjo skaudër së bashku me Dritën dhe Dinamon do të garojnë në elitën e futbollit kosovar për grupmoshat U-19.