Ante Covic ofendon Besart Berishën

Portjeri i Perth Glory, kroati Ante Coviq ka ngjallur polemika pas lojës në sulmuesin shqiptar Besart Berisha, pas barazimit 1 me 1 kundër Melbourne Victory.

Berisha u shfaqë në një kontakt në zonën e 16 metërshit, dhe me këtë rast u akordua penallti. Por sipas portierit Coviq, Berisha kishte simuluar dhe ai pas ndeshjes e quan atë një “shitës shqiptarë”.

“U ndëshkova me një karton të verdhë dhe një penallti për hiq gjë”, tha Covic për Fox Sport, pas lojës. “Mund të më besoni mua, ose mund të shkoni të merrni versionin e shitësit shqiptar (Berisha)”.

Por, komentet e Covic, Bosnich i ka kritikuar, duke thënë “Ato që sapo i tha, nuk duhej t`i thoshte – `Shitësi Shqiptar”. Unë nuk mendoj se ai duhej të thoshte kështu. Unë fola me Berishën ai u betua se kishte kontakt./Indeksonline/