Ansu Fati shijon vetëm 21 minuta lojë shkaku i lëndimit

Ansu Fati i cili momentalisht po paraqitet në radhët e Brighton në formë huazimi u desh të zëvendësohej në pjesën e parë të përballjes me Nottingham Forest si pasojë e një lëndimi.

Trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi, zgjodhi Ansu Fatin në formacionin startues kundër Nottingham Forest, por ai u largua nga fusha e lojës pas vetëm 21 minutave. Ai u lëndua dhe bëri me shenjë në drejtim të bankës se nuk mund të vazhdonte më.

Fati nuk po mund të bëhet asesi rehat me lëndime. Kujtojmë që ai kishte pësuar një lëndim të rëndë me Barcelonën në gju teksa ishte vetëm 16-vjeçar në vitin 2019. Përveç këtij lëndimi në gju, ai vazhdoi të kishte edhe probleme muskulore që e penguan shumë në karrierën e tij.

Fati zgjodhi të transferohej tek Brighton në afatin kalimtar të verës në përpjekje për të rifituar formën e dikurshme dhe në kërkim të mintuave të lojës.

Zëvendësuesi i Fatit, Joao Pedro, shënoi gol në sfidën ndaj Nottinghamit së bashku me Evan Ferguson për t’i dhënë epërsinë skuadrës, pasi pësuan të parët nga një gol i Anthony Elangas.

Brighton u bë skuadra e parë që shënon dhe pëson në 17 ndeshje radhazi në Ligën Premier që prej se Manchester United e arriti të njëjtën gjë në vitin 1959.

De Zerbi tani do të ballafaqohet me mungesat e Fatit dhe Tariq Lamptey i cili gjithashtu u detyrua të largohej për shkak të një lëndimi.

Brightoni po përballet me një ‘krizë’ lëndimi me lojtarë si Danny Welbeck, Pervis Estupinan, Solly March, Karou Mitoma, James Milner dhe Julio Enciso të cilët që të gjithë janë të lënduar./Gazeta Olle/

Trepça fiton ndeshjen dramatike ndaj Pejës

Nga 5 më e lira në 100 euro më e shtrenjta, dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Viktoria Plzen në “Air Albania”