Annexi, Lips Bistro dhe Guesti të pandalshëm

Kanë përfunduar ndeshjet e dyta të kafiterive të Prishtinës, në turneun ‘Coca Cola New Year Futsal Tournament’, që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Edhë në ditën e dytë, fjalën kryesore për kafiteritë, por në parket, e patën Annexi, Lips Bistro dhe Guesti, që shënuan fitoret e dyta, shkruan GazetaOlle.com.

Annexi mundi Shpijën e Vjetër, pas një ndeshje dramatike me rezultatin 3:2. Lips Bistro në takimin e fundit mposhti 2:0 Che Barin, kurse Guesti u tregua i fortë edhe për fqinjët e Bon Vivantit, të cilët i mposhti 1:0.

Në ndeshjet tjera, Monroe ia shkaktoi humbjen e dytë Matisses, të cilën e mposhti 3:0. Fitoren e parë e shijoi edhe Bamboo Bar, që triumfoi bindshëm ndaj Bo Bowlingut me rezultatin 3:0.

Takimi që prodhoi më së shumti gola ishte ai mes Large Barit dhe Morenës, ku në fund kamarierët dhe banakierët e Large Barit triumfuan 5:2.

Gazeta Olle është njëri nga sponzorët medial të turneut. /Olle/

 

Rezultatet e ditës së dytë

Bon Vivant – Guest                 0:1

Annex Bar – Shpija e Vjetër 3:2

Monroe – Matisse                 3:0

Bamboo Bar – Bo Bowling  3:0

Large Bar – Morena              5:2

Che Bar – Lips Bistro            0:2

annexiFOTO: Ekipi i Annex-it