Ankohet Vëllaznimi, do tri pikë ndaj 89-shit

Klubi i Vëllaznimit është ankuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, duke kërkuar që ta fitojë me rezultat zyrtar ndeshjen kundër Trepçës ’89, të cilën e humbi të mërkurën në Gjakovë.

Lajmin e konfirmon për gazetën zyrtari i FFK-së, Adem Qollakaj, i cili theksoi se gjithçka do të vendoset nga Komisari i Garave.

“Vëllaznimi e ka dërguar një ankesë zyrtare, duke pretenduar që një futbollist i Trepçës ’89 nuk ka pasur të drejtë loje të mërkurën në Gjakovë. Për këtë do të vendosë Komisari i Garave”, deklaroi Qollakaj për GazetaOlle.com.

Ndryshe, 89-shi e mundi Vëllaznimin 4:1, e mbetet të shihet nëse FFK-ja do ta kthejë diferencën e tre golave në të mirë të gjakovarëve, për t’iu dhënë atyre fitoren 3:0.