Motra e Cristiano Ronaldos është ankuar për golin e refuzuar të vëllait të tij në Udinese kundër Juventus duke thënë: ‘Grabitja fillon’.
Ronaldo hyri nga stoli në pjesën e dytë të dielën kundër Udinese dhe shënoi golin ‘e fitores’ i cili u anulua për pozitë jashtë loje pas shikimit të VAR, përcjell GazetaBlic Sport.
Ishte pozicion i dyshimtë pasi Ronaldo ishte vetëm pak milimetra më përpara se mbrojtësi kundërshtar.
Sidoqoftë, përkundër kësaj, një nga motrat e sulmuesit portugez, Elma, u ankua për vendimin e gjyqtarit.
Ajo postoi një fotografi të situatës duke shkruar: ‘Po të kishe shpatullën time, do të ishe brenda dhe shtoi’ Grabitja fillon. ‘
Ndeshja mes Udinese dhe Juventus u mbyllë me barazim me rezultat 2-2.