Ankesat e Armenisë për Shqipërinë

Kombëtarja e Armenisë është ankuar pas ndeshjes në Shqipëri për mungesën e ujit të ngrohtë në dhomat e zhveshjes, por jo vetëm.

Burime të “Panorama Sport” treguan dje për gazetën se delegati i ndeshjes Shqipëri-Armeni ka shkruar në raportin zyrtar për gjërat që nuk kanë shkuar në mbarëvajtjen e takimit të 29 marsit në “Elbasan Arena”, ku mes tyre përfshihet edhe mungesa e ujit të ngrohtë.

Madje, sipas mediave armene, ka pasur ankesë edhe për momentin kur skuadra ka bërë nxehmjen. Bëhet fjalë për ujin që është hedhur për të vaditur tapetin para ndeshjes dhe, në këto kushte, armenët janë ankuar se nuk e kanë kryer nxehmjen si duhet.