Ankesa interesante e klubit norvegjez para ndeshjes me Prishtinën: 20 sekonda me 4G kushton rreth 50 euro

Bodo/Glimt pësoi humbje sonte nga Prishtina në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 2-1 në të mirë të skuadrës së drejtuar nga Zekirija Ramadani.

Kampioni në fuqi norvegjez ka bërë një postim interesant në faqen zyrtare në “Twitter”, para fillimit të ndeshjes, shkruan Zeri.info.

Bodo/Glimt njoftoi tifozët se nuk do të shohin shumë përditësime në “Twitter”, duke u ankuar në çmimet e larta të internetit.

“Jemi në Prishtinë!

Nuk do të ketë shumë përditësime në Twitter pasi 20 sekonda me 4G kushton rreth 500 NOK (47,95 euro). Mbulimin e plotë e gjeni në faqen zyrtare, kur administratori kthehet në hotel” – thuhet në shkrimin e publikuar nga faqja zyrtare e klubit nga Norvegjia. /Zeri.info

 

Teuta pëson humbje minimale në udhëtim te Shamrock

Kosova U19 fillon grumbullimin, Ademi e Challandes i përcjellin stërvitjet