Anis Mehmeti vazhdon shkëlqimin, tjetër gol dhe asistim në Angli

Anis Mehmeti është protagonisti absolut i skuadrës së Wycombe në Ligën e Parë angleze.

Futbollisti shqiptar udhëhoqi ekipin në suksesin shtëpiak me shifrat 2-0 ndaj Portsmouth teksa fillimisht shënoi një gol të shkëlqyer dhe më pas asistoi për një tjetër në fraksionin e dytë të lojës.

Për t’u theksuar edhe festa me Shqiponjë e Mehmetit teksa regjistroi golin numër tetë sezonal teksa konfirmohet një nga legjionarët më në formë të momentit.

Ndërkaq, jo më pak spektakolar ishte edhe aksioni i golit të dytë në të cilin 21-vjeçari dhuroi asistin, i dyti për të në këtë sezon.

Pas këtij suksesi, Wycombe renditet në vendin e 10-të me 28 pikë të grumbulluara, vetëm tre pikë larg zonës së Play-Off, e cila të jep mundësinë për të siguruar një vend në Championship sezonin e ardhshëm.

 

FFK reagon në FIFA ndaj fyerjeve dhe thirrjeve raciste të trajnerit e tifozëve serbë

Dy gola e një asistim, Mbappe i vetëm likuidon Poloninë – Franca kalon me lehtësi në çerekfinale