Anis Mehmeti realizon gol spektakolar për Wycmomben (Video)

Anis Mehmeti po tregon se është një djalosh me potencial të madh, pasi vazhdimësia e tij në Ligën One në Angli të bën që ta besosh një gjë të tillë.

Mesfushori i Shpresave që në janar mbush 22 vjeç ka dalluar sërish dje në ndeshjen që Wyombe ka barazuar me Port Vale, 2-2.

Mehmeti ishte ai që hapi serinë e golave që në minutën e katërt, por edhe pse ekipi i tij ishte në avantazh dy herë, takimi përfundoi në barazim, ndërkohë që shqiptari qëndroi në fushë për 90 minuta.

Anis është lojtari i momentit tek ekipi anglez, ku deri tani ka shënuar 7 gola në 17 paraqitjet e tij, me klubin që e quan “MehMessi” dhe kështu i dërgon edhe një SMS Edi Rejës në lidhje me miqësoret e këtij muaji.

Broja ua mbyll dyert skuadrave të tjera: Asnjë skuadër nuk është si Chelsea

“San Siro” në kapacitet të plotë, shifra që përfiton Milani nga shitja e biletave për ndeshjen vendimtare