Anglia u21 deklason serbët, rezultati përfundimtar 9:1

England's Jaden Philogene celebrates scoring their side's first goal of the game during the UEFA Euro U21 Championship Qualifying Group F match at the City Ground, Nottingham. Picture date: Thursday October 12, 2023.

Kombëtarja u21 e Anglisë e ka mposhtur Serbinë u21 me rezultat 9-1 në kuadër të kualifikimeve për EURO 2025.

Edhe pse golin e parë dhe të vetëm, serbët e shënuan në minutën e 27′ të takimit, ata pësuan një humbje shumë të thellë 9:1 nga anglezët.

Goli i parë për Anglinë erdhi në minutën e 38-të, Philogene-Bidace barazoi rezultatin në 1-1, kurse në minutën e 42-të Delap kaloi në epërsi për të mos u ndalur më.

Pesë minuta më vonë Elliott shënoi për 3-1 ndërsa në minutën e 53-të Madueke shënoi për 4-1.

Madueke shënoi edhe një herë gjashtë minuta më vonë, ndërsa në minutën e 63-të ishte sërish Philogene-Bidace ai që shënoi për 6-1.

Tre minuta para fundit, serbët shënuan sërish, por këtë herë në portën e tyre, ndërsa për dy minuta anglezët shënuan edhe dy gola me anë të Rowe dhe Elliott.

Ballkani uron shërim të shpejtë për ish-futbollistin e tyre, Albion Rrahmanin

Biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael do të rimbursohen për një javë