Anglia nuk njeh krizë, zbulohen përfitimet e klubeve për sezonin e kaluar

Tashmë nuk është më një sekret, teksa të gjitha ligat kryesore në Europë janë të “dorëzuara” përballë Premier League kur vjen puna te financat. Klubet e elitës angleze janë më të pasurat falë arkëtimeve rekord përgjatë një sezoni. Përfitime të cila vijnë si pasojë e të ardhurave nga të drejtat televizive apo edhe prej renditjes finale në fundin e sezonit.

Së fundmi, Premier League ka zbuluar edhe përfitimet financiare të një klubi përgjatë sezonit të kaluar atij, 2021-2022, aty ku pjesa më e madhe ka shkuar për ekipin kampion, Manchester City. The Citizens kanë fituar plot 153.090.894 milionë sterlina ndërsa pas tyre vijnë nënkampionët e Liverpool dhe me radhë Tottenham, Arsenal e Chelsea.

Por, nëse për vendet e para dhe për klubet kryesore të Premier League shifra të tilla duken të justifikueshme, ajo që bie në sy është fakti se edhe tre klubet që ranë nga elita si Burnley, Ëatford dhe Norwich nuk bien më poshtë se shifra 100 milionë sterlina. Pikërisht, kaq kanë përfituar “kanarinat”, ish-skuadra e Rashicës, që në këtë sezon është pjesë e Championship, megjithatë drejtuesit e klubit gëzojnë financa të shëndosha./ss/

Kombëtarja e Kosovës arrin në Roterdam, gati për përballje me Holandën

Delegohen gjyqtarët e xhiros së gjashtë në Ligën e Parë