Dueli është i një rëndësie të veçantë, por trajneri Reja nuk ka ngurruar që të bëjë lëvizje të rëndësishme në grupin e kuqezinjve.
Kështu, nga minuta e parë shfaqet në fushën e lojës Thomas Strakosha e jo Etrit Berisha në portë. Një lëvizje e papritur, pasi mendohej se kapiteni Berisha do të ishte përsëri titullar të paktën deri në fund të eliminatoreve.
Veseli është ai që zëvendëson Gjimshitin e dëmtuar në prapavijë, ndërsa Bajrami kthehet përsëri mes titullarëve, për të luajtur pas krahëve të dyshes Uzuni-Cikalleshi.
FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.
Anglia: Pickford, Walker, Chilwell, James, Stones, Maguire, Phillips, Henderson, Foden, Sterling, Kane.