Anglezët të interesuar për Moratan

Është raportuar se Arsenali dhe Liverpooli janë të interesuar për sulmuesin e Juventusit, Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll u ka rënë në sy në javët e fundit skuadrave tjera pas paraqitjes fantastike kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve. Real Madrid mund ta kthej 22 -vjeçar përsëri në Bernabeu për 30 milionë euro këtë verë .

Pavarësisht kësaj ‘Calciomercato’ raporton se dy klube angleze janë të interesuar për Moratan.

Kjo faqe thotë se nëse klubet e shikëve janë të intersuar për Moratan atëherë klauzola për ta është 80 milionë euro, që do të ndahën përgjysmë mes dy klubeve, Juventus dhe Real Madrid.