Anglezët kritikojnë Edgar Çanin

Edgar Çani nuk po arrin të gjejë veten në Angli. Mediat britanike kanë nisur të kritikojnë që tani blerjen e Leed United në merkaton e janarit.

Sulmuesi shqiptar është aktivizuar në vetëm katër ndeshje dhe asnjëherë si titullar, ndërsa të përditshmet angleze shkruajnë se Lidsi ka dështuar me afrimet në sulm.

Çani nuk ka arritur të shënojë ende një gol, por është fakt se trajneri Neil Redfearn i ka dhënë pak hapësirë.

“Erdhi me bujë për të ndihmuar Leedsin, por nuk po duket më.Nuk preferohet nga Redfearn dhe është kthyer në lojtar stoli, në një kohë që Lidsi po vuan shumë në sulm”.