Anel Rashkaj mund të transferohet gjatë verës në Vala Superligë

Anel Rashkaj nuk përjashton mundësinë e rikthimit në futbollin kosovar.

Ish kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, thotë se gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Kosovë, mësoi më shumë për futbollin tonë.

“Unë kam kontratë edhe një vit e gjysmë këtu… Por nuk i dihet tash veres qysh shkojnë puntë. Transferi është hapur dhe marrëveshje nuk kam me asnjë ekip”, thotë Rashkaj për Gazetën Olle.

Rashkaj

Ai prej gjashtë muajsh është pjesë e Eskilsunas në elitën e futbollit suedez.

Por, a është në bisedime me ndonjë skuadër nga Kosova.

anel raskaj

“Nuk mundem me qenë në bisedime konkrete me askënd njëherë, sepse jam lojtar i klubit këtu ende…. Por për situatën kam marrë informacione se si është gjendja, sepse në të ardhmen kam pas plan mu kthy”, shtoi Rashkaj.

Ai është nga Prizreni.

raskaa