Anel Rashkaj grumbullohet me Kombëtaren

Kombëtares së Kosovës sot do t’i bashkohet edhe futbollisti Anel Rashkaj, i cili paraprakisht ishte në listën rezervë të përzgjedhësit Bernard Challandes.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, raporton Gazeta Olle.

Ndërkohë, tashmë ka filluar ardhja e futbollistëve Dardanë, të cilët sonte në orën 19:00 do ta zhvillojnë seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për shkak të gjendjes së pandemisë stërvitja është e mbyllur.