Andrea Pirlo: Faleminderit për gjithçka, u bekofshit të gjithë (FOTO)

Pas katër viteve të paharrueshme në Juventus, Andrea Pirlo do të largohet nga kjo skuadër. Ai ka vendosur për një përvojë të re dhe këtë e ka konfirmuar edhe në një status në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ato që ka shkruar Pirlo, janë vërtet emocionuese.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen në secilën fazë të jetës time, vërtetë e vlerësoj në çdo moment gjithë dashurinë tuaj ndaj meje. Ishte kënaqësi e madhe për mua të jem pjesë e një klubi të madh, një periudhë shumë e bukur, ku u ndjeva i lumtur dhe më ndihmoi shumë në karrierën time”, shkroi Pirlo.

“E përsëris sërish, faleminderit të gjithë juve dhe qofshit të gjithë të bekuar. Forza Juve!!!”, thuhej në fund të statusit të Pirlos.

Ai do të shkojë në New work City. (Gazeta Olle)

pirlo2