Andi Zeqiri vazhdon shkëlqimin, tjetër gol me Baselin

Andi Zeqiri ka vazhduar me gola me fanellën e Baselit.

Në kuadër të Ligës së Konferencës, skuadra zvicerane po përballen me ekipin sllovak Slovan Bratislava.

Pas 45 minutave të para Baseli është në epërsi 2-1, derisa golin e dytë e realizoi sulmuesi kosovar.

Reprezentuesi zviceran shënoi në minutën e 40-të për t’i dhënë epërsinë Baselit.

Për 23-vjeçarin ky ishte goli i 13-të këtë edicion me fanellën e Baselit, derisa ka edhe dy asistime në 33 ndeshje. /Gazeta Olle/

Kumbulla flet pas golit: E kisha ëndërr të shënoja para tifozëve tanë

Manchester United me fitore spektakolare ndaj Betis, bën hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Evropës