Andi Zeqiri shënon golin e parë me fanellën e Brightonit

Brighton ka kaluar në 1/16 në EFL Cup, duke mposhtur Cardiffin si mysafir me rezultat 2-0.

Në këtë ndeshje ishte protagonist sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në këtë ndeshje.

Ky ishte goli i parë i Zeqirit me fanellën e Brighton.

Zeqiri ka kaluar në Angli vitin e shkuar, ku është duke u adaptuar në klubin e ri.

Sulmuesi kërkohet nga Kosova tash e një kohë, ndërsa ai ende është duke pritur ftesën nga Zvicra.

Mesazhi emocionues i Shaqirit për tifozët e Liverpoolit: Faleminderit për të gjitha, do të mu mungoni

Lojtarët që debutuan me gola me skuadrat e reja në Superligë