Andi Zeqiri rikthehet në Zvicër, nënshkruan me Baselin

Sulmuesi 23-vjeçar Andi Zeqiri do të transferohet nga Brighton te FC Basel 1893 në formë huazimi deri në fund të sezonit.

FC Basel ka një opsion blerjeje për sulmin që nuk arriti të tregojë vetën në Angli.

Në moshën 21-vjeçare, Zeqiri u transferua nga FC Lausanne-Sport në Brighton në tetor të vitit 2020.

Ai luajti në huazim edhe te Augsburg në Bundesligë sezonin e kaluar.

Sulmuesi shqiptar ka thënë se është i lumtur që ka nënshkruar me Baselin, duke thënë se do të punojë shumë që të shënojë gola dhe të zë një vend te Zvicra për Katar 2022.

Pas paraqitjeve të mëdha në garat evropiane, Drita i rikthehet përgatitjeve për sezonin e ri

Zyrtare: Ezgjan Alioski prezantohet te Fenerbahce