Andi Thaqi, “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 33-të në BKT Superligë është shpallur portieri në radhët e FC Ulpiana, Andi Thaqi.

Gardiani i portës së skuadrës lipjanase pati paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kundër Dukagjinit.

Ai pati disa intervenime bravuroze gjatë këtij ballafaqimi, duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por të cilat nuk mjaftuan që skuadra e tij t’i shmangej humbjes (2:1).

Në fakt, KF Ulpiana tashmë i ka humbur shpresat për mbetje në elitë, por me paraqjtjet e saj gjatë këtij edicioni ka fituar simpatinë e dashamirëve të futbollit.

 

Tifozët e Feyenoordit ishin të bindur se do ishin në finale, ndaj Dritës shpalosën flamurin ‘Road to Tirana’

Përballje të zjarrta në gjysmëfinale