Real Madrid barazoi në fushën e vetë me Villarealin 1:1, mirëpo tifozët vendas shfaqën paknaqësi për diçka tjetër.
Kur trajneri Carl Ancelotti vendosi të zëvendësojë Iscon me Illaramendin, tifozët reaguan negaticisht.
“Zëvendësimi i Iscos ishte për t’i dhënë më shumë balancë ekipit. E bëra këtë ndërrim sepse mendova se ishte më mirë për ekipin. Nëse tifozët nuk e kuptuan, më vjen keq”, tha Ancelotti në konferencën për shtyp.
Sa i përket lojës, ai tha se ishin të ngadalshëm në pjesën e parë. “Është e vërtetë që humbëm dy pikë, por jemi ende dy pikë përpara”, shtoi ai.
Reali tani ka dy pikë para Barcelonës.