Ancelotti vjen me deklaratë të madhe, parashikon edhe finalen

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, deklaroi se skuadra e tij nuk pati fat, derisa shtoi se ata luajtën në mënyrën më të mirë.

“Sonte ne luajtëm në mënyrën më të mirë, por nuk kishim fat. Ne i patëm rastet, por nuk arritëm të shkojmë tutje”, tha italiani pas ndeshjes, raporton ‘marca’.

Realit i ka mbetur tani vetëm lufta në La Liga.

“Jam krenar me lojtarët e mijë. Ata e treguan fytyrën e vërtetë. Bënë gjithçka që mundën. Sulmuam më shumë, patëm raste më shumë. Vitin e kaluar e fituam këtë trofe në minutën e fundit, të gjithë thanë se ishim me fat. Fati nganjëherë është edhe i keq’.

I pyetur kënd e sheh favorit në finale ai tha: “Favorit është Barcelona, por në finale gjithçka është e mundur”.