Ancelotti: Të dielën ose të hënën, vendoset gjithçka

Pas shumë spekulimeve mbi të ardhmen e tij, më në fund ka reaguar vetë Carlo Ancelotti, duke zbuluar që të dielën ose të hënën do të takohet me krerët e Real Madridit për të vendosur për të ardhmen.

“Unë nuk kam folur ende me klubin nëse do të jem ende trajner i këtij ekipi apo jo. Të dielën ose të hënën do të takohem me klubin dhe do të diskutojmë. Unë kam kaluar këtu në Madrid një kohë shumë të lumtur dhe jam shumë krenar për këtë”, deklaroi Ancelotti.

Favorit për të zënë vendin e tij në krye të Real Madridit është trajneri spanjoll, Rafa Benitez. /Gazeta Olle