Ancelotti synon super dyshen e Napolit në Everton

Karlo Ançeloti i cili në fundjavë u konfirmua si trajner i Evertonit, tashmë ka filluar të mendojë edhe për përforcimin e skuadrës së tij të re.

Tekniku italian do të synojë ta bëjë Evertonin një skuadër konkurruese, ku fillimisht synohet të futet në garat evropiane.

Kësisoj Ançeloti në “Gudison Park” dëshiron të transferojë dy futbollistët e Napolit, mbrojtësin Kalidu Kulibali dhe mesfushorin Pitr Zielinski.

Sky Sports ka raportuar se për dy futbollistët Everton është gati të ofrojë 130 milionë euro, edhe pse realisht do ta ketë të vështirë sidomos garën për mbrojtësin Kulibali, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesohen edhe 3 skuadra tjera gjigande nga Anglia, si Çhelsea, Arsenal dhe Mançester Siti.

Ndërsa gjithashtu raportohet se për mbrojtësin “napolitan” interes ka shfaqur edhe Reali i Madridit.