Ancelotti: Real Madridi dëshiron të luftojë për të gjashtë trofetë

Carlo Ancelotti detajoi ambiciet e Real Madridit përpara ndeshjes së Superkupës së Evropës kundër Eintracht Frankfurt javën e ardhshme.

Trajneri italian u rikthye te Los Blancos verën e kaluar pas një periudhe dyvjeçare në Ligën Premier me Evertonin, dhe ai menjëherë e solli skuadrën te trofetë, duke udhëhequr ata drejt triumfit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Në këtë proces, Ancelotti u bë trajneri i parë që fitoi të gjitha pesë ligat elitare evropiane, një shenjë e përshtatshmërisë dhe cilësisë së tij në çdo kampionat.

Duke folur për departamentin e mediave të UEFA-s, Ancelotti diskutoi fillimisht gjendjen e Realit përpara ndeshjes së tyre të Superkupës kundër Eintracht Frankfurtit.

“Lojtarët e mi do të vijnë të përgatitur, duke qenë kaq profesionistë. Ne duam të sjellim një tjetër trofe në ndeshjen e parë të sezonit. Ne kemi gjashtë trofe për të fituar dhe duam të luftojmë për të gjithë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Trajneri italian ka reflektuar për sezonin mbresëlënës të Los Blancos vitin e kaluar. Skuadra përfundoi 13 pikë përpara Barcelonës në vendin e dytë dhe siguroi titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve.

“Jam vërtet krenar, për veten dhe për Real Madridin. Ishte e jashtëzakonshme. Rikthimi në këtë klub më ka dhënë shumë kënaqësi”.

“E katërmbëdhjeta është ende një kujtim i freskët, u krijua një kimi e veçantë me tifozët tanë. Të gjitha rikthimet që bëmë erdhën në stadiumin tonë erdhe falë rritjes nga tribuna. Ne fituam, përveç cilësisë, edhe falë unitetit të skuadrës”.

Ai foli për disa nga punët e Real Madridit në tregun e transferimeve këtë verë.

“Rudiger dhe Tchouameni sjellin cilësi, ne kemi nënshkruar me dy nga më të mirët në botë në rolet e tyre për aftësi fizike dhe teknike”.

Së fundi, Ancelotti dha mendimet e tij për Eintracht Frankfurt dhe sezonin e tyre të fundit.

“Ata e meritonin të luanin për Superkupë, pasi sezonin e kaluar bënë diçka të jashtëzakonshme. Ata nuk ishin favoritë, por fituan falë lojërave të shkëlqyera, madje mundën Barcelonën në Camp Nou në kundërsulm”.

“Ishte fantastike t’i shihja ata të fitonin Ligën e Evropës në këtë mënyrë, ata patjetër do të na krijojnë vështirësi”, përfundoi trajneri i Los Blancos. /Telegrafi/

Kosova U19 gati për ndeshjen e dytë në turneun memorial në Maqedoni të Veriut

Leon Rashica futbollisti tjetër që premton shumë në futbollin gjerman – ëndrra e tij të luajë për Kosovën A