Ancelotti qetëson tifozët e Juventusit

Forma e mirë e sulmuesit spanjoll, të Juventusit, Alvaro Morata, ka bërë që drejtuesit e Juventusit, të frikësohen mundësisë të rikthimit të Moratas, në Real Madrid.

 

Por trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka mohuar spekulimet e fundit duke thënë se Morata do të qëndroj në Juventus.

 

“Morata kishte nevojë që të luante më shumë për të treguar talentin e tij dhe këtë është duke e bërë mjaftë mirë te Juventusi. Ekziston mundësia e riblerjes nga ana e Realit, por besoj se ai do të mbetet në Juventus”, deklaroi Ancelotti.