Ancelotti përkrahë Sacchin

Trajneri Sacchi i cili udhëhoqi azzurrët në Kampionatin Botëror të vitit 1994 deri në finale, po e mbron veten kundër kritikave, për komentet e fundit të bëra se ka shumë lojtarë të zi’ në akademitë italiane për të rinj.

I fundit që foli për kët gjë është traneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili  pas fitores kundër Schalkes në Ligën e Kampionëve i doli në mbrojtje ish trajnerit të tij.

Duke refuzuar të bëjë një koment më të zgjeruar, shefi i ‘Los Blancos’ e ka kufizuar veten me vetëm dy fraza: “Unë jap përshëndetjet e mia për Arrigo Sacchin. Shumë armiq, më shumë nder”.

Kjo fjali pritet të shkaktojë polemika të mëtejshme, pasi si frazë i atribuohet fillimisht Julius Caesar (mbret i madh romak), pastaj ishte përdorur përsëri edhe nga udhëheqësi fashist Benito Musolinit .