Ancelotti: “Pas Realit do të udhëtoj në këtë shtet”

Carlo Ancelotti ua jep edhe një herë lajmin e keq tifozëve të Milanit. Ai e përsërit se nuk do të drejtojë skuadrën kuqezi, nëse largohet nga Real Madridi.

“E thashë në konferencën për shtyp dhe vetëm mund ta përsëris. Do të pushojë një vit. Kam arsye shumë serioze për të pushuar”, tha ai në intervistën për ‘Il Giornale’.

I pyetur për udhëtimin që do ta bëjë Galliani në Madrid për të, ai tha: “Do të jetë kënaqësi të kem mysafir për drekë, por nuk mund ta ndryshoj programin”.

Ancelotti zbuloi se ku do të shkojë për një vit. “Në Kanadë, në Vancouver, ku e kam shtëpinë dhe gruan”.