Ancelotti ka disa djalë për humbjen

Carlo Ancelotti deklaroi se humbja  në San Mames nga Athletic Bilbao erdhi si pasojë e mosbesimit të lojtarëve. Reali u mposht 1:0.

“Unë kam përgjegjësi të madhe, nuk dua të ulë krahët. Mendoj se Atletiko u mbrojtë shumë mirë. Ne nuk gjetëm zgjidhje në sulm, ky është problem që duhet ta zgjidhim. Ne luajtëm shumë individualisht, gjë që është mjaft konfuze”, tha italiani në konferencën për shtyp.

“Në pjesën  e dytë luajtëm më mirë, por pasimet nuk arrinin, sepse luajtëm e dërgonim shumë topin përpara”, shtoi ai.

Reali tani rrezikon humbjen e vendit të parë nga Barcelona. (Gazeta Olle)