Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes me Manchester Cityn.
Të dy skuadrat do të përballen nesër në “Santiago Bernabeu”, me ndeshjen e parë që kishe përfunduar me rezulta 4 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri italian tha se janë të fokusuar dhe se kërkojnë vetëm kalimin tutje në finalen e madhe.
“Ekipi është i mirë, i motivuar, i fokusuar. Kemi një sfidë të madhe, mundësinë për të luajtur një tjetër finale të Champions League.
E dimë vështirësinë e lojës, por kemi shumë besim. Mundësia është e hapur. Kemi një disavantazh të vogël dhe duam ta rregullojmë nesër”, tha Ancelotti.