Finalja në mes të Dortmund dhe Real Madrid po afrohet, ndërsa tekniku italian ka bërë një deklaratë që nuk e kishte bërë kurrë më parë.
Me ironi, Ancelotti tregoi se i ‘frikësohet’ Dortmundit, por Real Madrid e di se si fitohet kompeticioni më i vlefshëm për klube, shkruan Gazeta OLLE
“Finalja ndaj Dortmundit do të jetë e bukur, por në fund do të vendoset nga detajet e vogla, ndaj duhet të ruajmë qetësinë për të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur. Jemi të emocionuar dhe të frikësuar, pasi jemi shumë pranë suksesit dhe nuk duam të dështojmë. Megjithatë kjo lloj frike është pozitive, pasi të ndihmon të japësh më shumë dhe të bësh gjërat më mirë. Në portë, në finale do të luajë Courtois. E kemi marrë vendimin”, u shpreh Ancelotti.