Ancelotti i kthehet të vjetrës

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pritet që në takimin ndaj Juventusit të startojë me skemën e vjetër, që kishte një sukses të madh në fillimin e këtij sezoni.

Ancelotti pritet që ndaj Juventusit të përdorë formacionin 4-3-3, raporton e përditshmja spanjolle, Marca.

Në sulm, pritet të jetë treshja e famshme BBC e përbërë nga Benzema, Bale dhe Ronaldo.

Francezi më në fund është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij dhe pritet të jetë në fushë ndaj Juventusit nga minuta e parë.