Ancelotti flet për triumfin e Messit në Katar dhe zbulon të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Në Brazil duan t’i dhurojnë stolin e Kombëtares, por Carlo Ancelotti ndihet për mrekulli te Reali i Madridit. Aventurën e dytë në kryeqytetin spanjoll po e shijon në maksimum dhe nuk ka ndërmend të largohet pa e shkarkuar.

Rekordmeni italian ka analizuar finalen e Kupës së Botës në një prononcim për Radio Anch’Io Sport. 63-vjeçari shpjegon dy arsyet e suksesit të Argjentinës në Botërorin e Katarit, ndërkohë që ka një koment edhe rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos.

Padyshim që ishte një Botëror i bukur, që përfundoi me një finale të madhe. Argjentina fitoi me meritë. Për mendimin tim, argjentinasit gjetën bindjen e duhur për të shkuar te suksesi dhe u udhëhoqën nga një Messi fantastik”.

“Argjentina fitoi për dy arsye: sepse ka futbollistë të aftë si Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez. Pastaj është edhe Messi. Në finale mbërritën skuadrat që treguan talentin më të mirë individual dhe organizimin më të mirë. Me fjalë të tjera, ata nuk kishin frikë të mbroheshin pavarësisht talentit të tyre”.

Messi-Ronaldo? “Dualizmi i krijuar mes tyre i ka motivuar me kalimin e viteve. Messi po e mbyll karrierën me fitimin e Botërorit, ndërsa ndryshe po ndodh me CR7, i cili gjithashtu ka zhvilluar një karrierë madhështore”.

“Cristiano do të mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve, sidomos këtu te Reali. Ai ende dëshiron të konkurrojë në nivele të larta, kështu që nuk mendoj se do të transferohet në Arabi. Bota arabe nuk i përshtatet”, u shpreh Ancelotti.

Në 2014 ia mori Kupën e Botës nga duart, Gotze tani feston me djalin e tij për suksesin e Messit (Video)

Futbollistët argjentinas me këngë fantastike: Vuajtëm tetë vite, por babai na fitoi Kupën e Botës – Diego tani prehu në paqe