Ancelotti flet për Ronaldon, Balen e Modriqin

Carlo Ancelotti ka deklaruar në konferencën për shtyp para ndeshjes me Eibarin, se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titull kampioni.

Ai foli edhe për heqjen e dënimit të Ronaldos, i cili do të luajë nesër. “Ne do të luajmë me ekipin më të mriz ndaj Eibarit, është një kundërshtar të cilin e respektojmë shumë”, tha ai.

Sa i përket heqjes së kartonit të Ronaldos, për kinse simulimin me rastin e penalltisë, ai shtoi: “I kam pyetur të gjithë dhe më kanë thënë se nuk ishte për karton. Cristiano na duhet për nesër”.

Italiani sqaroi se Bale do të mungojë nesër, në mënyrë që të jetë i gatshëm për takimin e së martës në Ligën e Kampionëve, derisa Luka Modriq do të luajë ndaj Eibarit, sikurse që është i aftë edhe Pepe.

Reali është katër pikë larg Barcelonës. (Gazeta Olle)