Ancelotti flet për Danilon

Carlo Ancelotti ka refuzuar ta pranoj që Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Porton për Danilon, por megjithatë ai e pranoi se ai është një tifoz  imbrojtësit të djathtë.

Sipas raportimeve në Spanjë, Porto e ka pranuar një prej 25 milionë eurosh ofertën për brazilianin Danilo, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë gjashtë vjeçare me ‘Los Blancos’.

Ancelotti u pyet në konferencën e shtypit të premten, në qoftë se ai ka folur tashmë me Dani Carvajal dhe Alvaro Arbeloa për të ardhmen e tyre.

“Unë nuk kam nevojë që të flas për këtë çështje në lidhje me Danilon”, tha shefi i Real Madridit.

“Ata nuk do të dëgjojnë për thashethemet gjatë kësaj faze të sezonit. Ne nuk kemi folur me të vërtetë për Danilon. Ne nuk flasim për blerje. Sigurisht, unë di për shumë lojtarë në Evropë, sepse unë i përcjellë të gjitha kampionatet. Unë gjithashtu sigurisht që di për Danilon. Më pëlqen si lojtar ashtu si shumë lojtarë të tjerë në Evropë”.