Ancelotti flet pasi Valverde goditi kundërshtarin: Ai ka shumë vlera njerëzore

02 November 2022; Santiago Bernabeu, Madrid, Spain: Champions League football, Real Madrid CF vs Celtic Glasgow Ancelotti and Valverde 900/Cordon Press

Sfida e fundit për LaLiga e Real Madrid rezultoi me “shije të hidhur” duke qenë se Los Blancos u mposhtën me shifrat 3-2 nga Villareal duke “larë përfundimisht duart” nga titulli kampion. Nervat u reflektuan te lojtarët madrilenë në fushë që të provokuar edhe nga kundërshtarët reaguan. Ai që e pësoi më keq ishte Ernesto Valverde me mesfushorin që goditi me grusht pas ndeshjes lojtarin e Villareal, Baena.

Në fakt, mediat spanjolle flasin për një provokim të rëndë të Baenas ndaj Valverdes në lidhje me fëmijën e humbur ende pa lindur nga lojtari uruguaian. Tashmë, pritet që të merren masa të ashpra ndaj mesfushorit të Real, ndërkohë që trajneri Carlo Ancelotti i ka dalë në krah futbollistit të tij.

“Valverden e kam parë shumë të fokusuar në këto ditë, është stërvitur mirë dhe ndjehet i motivuar. Unë e njoh mirë atë dhe e di që ka vlera të jashtëzakonshme njerëzore, Valverde është një person i veçantë”, u shpreh Ancelotti.

City në epërsi ndaj Bayernit, baras në Portugali pas 45 minutave të para

City shënon sërish, dyfishon epërsinë ndaj Bayernit (Video)