Ancelotti flet pas humbjes nga Milan dhe Barcelona: Qetësohuni, janë vetëm ndeshje miqësore

 

Pas humbjes 1-0 ndaj Milan-it, Real Madrid pësoi një tjetër disfatë në ndeshjet miqësore, këtë herë humbi 2-1 në sfidën kundër Barcelona-s.

Duke folur për mediet pas takimit me katalanasit, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti u shpreh se nuk duhet të shqetësohen për disa ndeshje miqësore.

“Ne vazhdojmë me linjën tonë të përgatitjes dhe nuk çmendemi, sepse janë ndeshje parasezonale, miqësore, objektivi i skuadrës në këtë moment është të grumbullojë minuta dhe të rikthejë në formë lojtarët që do të kthehen në grup”-tha fillimisht italiani.

Më tej, duke analizuar ndeshjen kundër Barçës, tekniku i Real-t shtoi se ishte një përballje me intensitet, teksa theksoi se do të vazhdojnë me linjën e tyre të përgatitjeve.

“Ishte një lojë me intensitet të mirë dhe në të cilën pashë gjëra që më pëlqyen. Natyrisht ne vazhdojmë me linjën tonë të përgatitjes siç thashë, pak nga pak lojtarët po kthehen në formën e duhur. Ne marrim anën e mirë të këtyre lojërave për t’u dhënë minuta lojtarëve dhe për të vazhduar kështu. Ne nuk po mendojmë për çështjen taktike apo ndonjë gjë tjetër, por vetëm për formën e lojtarëve, sa i përket aspektit taktik për të do të mendojmë më vonë”-deklaroi ndër të tjera Carlo Ancelotti.

Kampionët, kampion edhe në merkaton verore, Trepça nuk po ndalet

Mirlind Daku po shkëlqen në Rusi, por sulmuesi i Zenit e ka nisur frikshëm kampionatin