Ancelotti e do bankinën e kësaj Përfaqësuese

Carlo Ancelotti thotë se e ka objektiv stolin e Italisë, por jo tani, vetëm në momentin e duhur.

Tre herë fituesi i Ligës së Kampionëve është një nga emrat më të popullarizuara për të ardhmen e stolit të Italisë, dhe shumë besojnë se ai do të jetë pasardhësi I Antonio Contes.

I pyetur nga ‘Gazzetta TV’ se a është opsioni i hapur për të ardhmen, Ancelotti e pranoi se po. “Unë do ta doja at post”, tha ai. “Por vetëm atëhërë kur unë do ta humbas dëshirën për të trajnuar çdo ditë. Tani për tani, unë dua të stërvisë ende”.

“Përvoja ime si asistent i ish-trajnerit tim Arrigo Sacchi, në Kupën Botërore në “SHBA 94” ishte e bukur. Duke punuar me të më mësoi shumë gjëra në lidhje me mënyrën se si duhet shpjeguar disa gjëra lojtarëve”.

Ndërsa në fund u pyet edhe për ‘Topat e Artë’ që ka stërvitur duke veçuar Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldon.