Ancelotti drejt Premierligës

Carlo Ancelotti në fundit të këtij sezoni ka gjasa të largohet nga Real Madridi dhe të rikthehet në Premierligë.

Sipas Daily Telegraph, drejtuesit e Manchster Cityt e duan strategun italian në skuadër për sezonin e ardhshëm si një zëvendësim për Manuel Pellegrinin, i cili pritet të shkarkohet në fund të sezonit.

Kurse, e ardhmja e Ancelotti te Real Madridi nuk është aspak e sigurt. Nëse italiani nuk do ta fitoj La Ligës ose Ligën e Kampionëve, në fund të sezonit ka gjasa të mëdha që të largohet nga drejtimi i ekipit mbretëror.

Ish trajneri i Milanit, Juventusit dhe PSG-së e njeh shumë mirë futbollin anglez, pasi në sezonin 2009-2011 e ka drejtuar Chelsean, me të cilin ekip e ka fituar Premierligën.